Eko Higjiena

Në Viti u mbajt për herë të dytë gara ndërkombëtare e Matematikës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Të shtunën në Viti, janë mbajtur për herë të dytë garat ndërkombëtare të matematikës “Math Kangaroo Contest Kosova 2018”.

Përndryshe kjo garë organizohet nga Institucioni ndërkombëtar Kangaroo “Sans Frontiers” me seli në Francë, në të cilën Kosova është anëtarësuar me të drejta të plota dhe ka fituar të drejtën e organizimit të garës më të madhe dhe më të popullarizuar të Matematikës në botë “Math Kangaroo”.

Fundamenti

Në Kosovë kjo garë organizohet nga Instituti ATOMI-Prishtinë. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur një fjalë rasti para pjesëmarrësit./rajonipress/