UBT

Në Viti shpërndahen 200 koshere për bletë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë bërë sot shpërndarjen e koshereve për 50 bletar të kësaj komune.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre koshereve, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka thënë se në vazhdën e përkrahjes dhe mbështetjes së sektorëve të ndryshëm të bujqësisë dhe blegtorisë, sot po ndihmojmë edhe një sektor tjetër shumë të rëndësishëm në komunën tonë. “Ndjej kënaqësi kur jam këtu për t’iu mbështetur sepse e di që ky donacion ju shërben si shtytës të angazhimit tuaj. Sektori i bletarisë në komunën e Vitisë është zhvilluar mjaftë dhe kjo dëshmon edhe leverdinë që ka kultivimi dhe zhvillimi i këtij sektori. Ne jemi angazhuar vazhdimisht por edhe do të jemi të përkushtuar që të mbështesim zhvillimin e bletarisë, në mënyrë që të ofrojmë kushte sa më të favorshme që do të ndikojnë në një klimë të përshtatshme për të zgjeruar këtë sektor”, ka thënë Haliti.

ARKATANA

Kurse Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural bëri me dije se falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë, Projekti për Aftësitë për Punësim Rural (APR) – Helvetas Intercooperation dhe GLV “ Vitia” secili nga 50 bletarët përfitues kanë marrë nga 4 koshere dhe një tymosese/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.