UBT

Në Viti shënohet Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti me një aktivitet simbolik ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, ku punëtorët shëndetësor pacientëve të rastit i’u kanë shpërndarë kartën e të drejtave të pacientit, si dhe është biseduar rreth të drejtave të pacientëve dhe përgjegjësive që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore.

Përndryshe, 18 prilli njihet si Dita Evropiane për të Drejtat e Pacientit, ku në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, në respektimin e të drejtave bazë të pacientëve.

UBT

Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, qasjen në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim.

Përndryshe, gjatë fundit të vitit 2023 në Viti është formuar edhe Këshilli i Pacientëve, i cili do të jetë pjesë aktive e QKMF-së./rajonipress/