ARKATANA

Në Viti shënohet 8 Marsi me moton ”Dashuri e barabartë, të drejta të barabarta”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore dhe komuna e Vitisë, kanë shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin, përmes aktivitetit me temën “Dashuri e Barabartë- Të drejta të barabarta”. Në këtë takim ku ishin prezent këshilltare komunale, përfaqësues të shoqatave të grave, punonjëse arsimore, grupe të grave të lokaliteteve të ndryshme, merrnin pjesë ushtruesja e detyrës së drejtorit në USAID, drejtori i programit për të drejta pronësore në kuadër të USAID-it Brian Kemple, u tha se kjo ngjarje ka synim të theksoj rëndësinë e të drejtave pronësore për fuqizimin ekonomik të grave dhe të drejtën e vajzave për tu trajtuar njësoj, si djemtë në trashëgimin pronësore.

Duke marrë fjalën në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka thënë se rëndësia e respektimit mbi të drejtat pronësore është një koncept shumë i qartë dhe i mirë-kuptuar për ne, por ne e dimë se mos-zbatimi i kësaj të drejte është çështje e cila nuk e dëmton vetëm individin, por si rrjedhojë e dëmton tërë shoqërinë. “Mohimi i të drejtës suaj nuk i’u dëmton vetëm juve, duke qenë se zbatimi i kësaj të drejte përveç tjerash është parakusht për funksionimin e ekonomisë së tregut dhe për progresin ekonomik, duke pasur parasysh se administrimi parimor i pronës është një çështje civile kyçe për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të vendit. Prandaj, për sa kohë shoqëria jonë privon të drejtën për të shfrytëzuar pronën dhe pasurinë që i takon personit tjetër, kjo është sinonim me largimin e investitorëve potencial, dobësimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre në ngritje, mirëfunksionim të tregut, pa-mundësinë për shfrytëzimin e potencialeve që ofron vendi për investime. Mohimi i të drejtës pronësore është mohim i veprimit juridik, apo mohim i të drejtës për të ndërmarrë veprim juridik, prandaj zbatimi i një praktike të këtillë është në kundërshtim me ligjet në fuqi rreth çështjes përkatëse, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në fund në kundërshtim me obligimin moral apo njerëzor”, ka thënë kryetari Haliti.

Ai në fund është zotuar se në bashkëpunim me Institucionet relevante, organizatat dhe shoqatat e ndryshme, do të angazhohet çdo ditë e më shumë që në emër të qeverisë komunale dhe qytetarëve të saj, të shpreh edhe një herë përkushtimin për trajtimin e barazisë gjinore si një nga prioritetet e tija për këtë vit.

Eco Higjiena

Në këtë tubim që u mbajt në Galerinë e Arteve në Shtëpinë e Kulturës, ka folur edhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në USAID, si dhe Nurie Bajrami që u prezantua si storia e suksesit si pronare e biznesit dhe pronës në Viti.

Në pjesën e dytë të këtij organizimi, është dhënë një shfaqje e Teatrit të Kukullave të Teatrit “Dodona” me temën e barazisë midis djemve dhe vajzave, e cila u dha për nxënësit e shkollave fillore.

Këto aktivitete u mbështetë nga USAID-i, nëpërmjet Programit për të Drejtat Pronësore. Më pas kryetari ka zhvilluar edhe një takim me udhëheqësit e USAID-it./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.