Në Viti sërish dëmtohen varrezat ortodokse, reagon kreu komunal

Viti – Komuna e Vitisë me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin se në qytetin e Vitisë janë nxjerrë nga vendi disa nga pllakat e varrezave ortodokse serbe. Ky akt vandal ka për qëllim prishjen e situatës stabile që mbretëron në mes të gjitha komuniteteve të kësaj komune, njëherit aktet e tilla vandale dhe të pamoralshme janë në kundërshtim të plotë me respektimin e të drejtave të njeriut thuhet në reagimin e Sokol Halitit.
“Komuna e Vitisë e dënon fuqishëm çdo lloj të këtij akti që mund të nxisë urrejtje ndëretnike dhe fetare, ndërsa kërkojmë nga organet e rendi respektivisht nga policia e Kosovës që kryesit e kësaj ngjarje të dalin para drejtësisë.Dëmtimi i varrezave çfarë do lloji qofshin ato është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme” ka shtuar Haliti.
Sipas tij çdo veprim ndaj varrezave të komunitetit serb është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Vitisë për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane./rajonipress/