Në Viti rritet numri i lëmosh kërkuesve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Lëmosha në Viti, po rritet dukshëm, si pasoj e numrit të shtuar të lypsarëve. Këtë e tregojnë edhe pamjet e tyre të përditshme, sepse ngado dhe kudo haset në këtë kategori.

Kjo foto e publikuar, tregon kjartë prezencën e tyre të shtuar, të gjithë këta fëmijë vërshuan në një kafiteri në të njëjtën kohë, vërtet është e dhimbshme kur shef se këta fëmijë i keqpërdorin në moshën e tyre të re, dhe numrin e tyre të shtuar, duke zgjatur dorën për të përfituar ndonjë euro.

Kështu, ky problem po del të jetë mjaft shqetësues, përkundër faktit se janë ndërmarrë veprime të ndryshme nga Policia e Kosovës.

Lypsarët, zakonisht, kërkojnë të holla për ushqim, por ankohen se nuk ndihmohen nga askush tjetër përveç qytetarëve.

Fundamenti

Dyshohet se këta persona, shpeshherë, përfundojnë duke u shfrytëzuar nga grupe të ndryshme përfituese, gjë të cilën e kanë pranuar dhe vetë ata.

EVSB, puna e lëmosh- kërkuesve paraqet fenomen shqetësues. Andaj institucionet përkatëse duhet të merren me këto raste, pasi që numri i tyre shkon në rritje, dhe askush nuk merret me trajtimin e tyre.

EVSB, numri më i madh i këtyre personave është nga Republika e Shqipërisë.
Lëmosh-kërkuesit, kryesisht fëmijët, janë të detyruar ta bëjnë këtë, gjë që shumica prej tyre e konsiderojnë “punë” thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/