Mobi Casa

Në Viti po shënohet festa e Flamurit kombëtar me aktivitete të ndryshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me rastin e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë, në Viti po zhvillohen aktivitetet të ndryshme. Institucionet komunale kanë mbajtur një seancë solemne ku merrnin pjesë pos këshilltarëve komunal edhe përfaqësues të shoqatës së veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të policisë, gjykatës, bashkësive fetare dhe qytetarë të tjerë.

Kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, duke folur për rëndësinë e 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, ka thënë se kjo ditë ja vlen të festohet sepse për të ardhur deri këtu është dashur të kalohet përmes sakrificave të shumta. “Për këtë ditë që ne të festojmë të lirë, ky flamur është larë me gjak të bijve dhe bijave më të mirë të kombit”, ka thënë ai.

Uji Dea

Kurse në fjalën e tij, kryetari i komunës Sokol Haliti, se kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në gjithë historinë tonë. “Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Institucionet qendrore të vendit, por edhe ne si Qeveri lokale, e kemi obligim që të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit, të sigurojnë mirëqenie të qytetarëve dhe të jemi të përgjegjshëm që të forcojmë shtetin dhe ta ruajmë unitetin”, ka thënë Haliti.

Në emër të shoqatës së familjeve të dëshmorëve dhe organizatave të dala nga lufta, ka folur Qemajl Rexhepi i cili mes tjerash ka thënë se festa e 28 nëntorit duhet të festohet anembanë ku ka shqiptar, sepse për këtë ditë që të festojmë lirshëm, kanë rënë edhe djemtë tanë. Pas kësaj seance, janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.