FITORJA

Në Viti përkujtohen dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në 24 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, heroit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh.

Përveç institucioneve komunale, në homazhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti dhe paralelja e ndarë në Ramnishtë.

Po ashtu sot është mbajtur edhe një manifestim në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, për shënimin e ditës së Shkollës “Bafti Haxhiu”.

Një fjalë rasti e mbajti zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërkaq për veprimtarinë luftarake të heroit Bafti Haxhiu, foli bashkëluftëtari i tij, Selami Ramiqi. Historikun e shkollës “Bafti Haxhiu” e shpalosi drejtori Afrim Rrustemi, i cili përmendi edhe të arriturat dhe rezultatet e kësaj shkolle.

Uji Dea

Në shënimin e ditës së shkollës, u lexua edhe biografia e dëshmorit Bafti Haxhiu, kurse në emër të Shoqatave të dala nga lufta foli Avdyl Bajrami.

Me këtë rast, u dha edhe një program i pasur artistik, nga nxënësit e shkollës.

Përndryshe, dëshmorët Bafti Haxhiu e Sali Zenuni, kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në malet e Gorozhupit të Hasit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.