UBT

Në Viti nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për mbrojtje të mjedisit me kompaninë “Eco – Higjiena”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të projektit “Lidhja Rajonale” për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit, si dhe duke u nisur nga qëllimet dhe interesat e përbashkëta në nxitjen që të kontribuojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve në rajonin kufitar të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përshpejtimin e rritjes dhe nxitjen e hapjes së potencialeve të reja turistike në zonën turistike ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht në Komunën e Vitisë dhe Gostivarit, është nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe Kompanisë rajonale të pastrimit “Eco Higjiena”. Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari i komunës Sokol Haliti dhe kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Eco – Higjiena” Senad Ramaj.

Ky Memorandum mirëkuptimi përcakton të drejtat dhe detyrimet reciproke të palëve për bashkëpunim të ndërsjellë në kuadër të projektit për zvogëlimin e ndotjes së mjedisit.

Qëllimi i këtij projekti që financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të “Cros Border” është promovimi i sektorit të mbrojtjes së mjedisit, që në mënyrë efikase përshtatet për nevojat e mjedisit vendore dhe ndërkombëtare dhe të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes dhe të stimulojë krijimin e vendeve të punës në zonën ndërkufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Komuna e Vitisë, si lider i projektit ndërkufitar për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar të Vitisë dhe Gostivarit, do të investoj në mbrojtje të Lumit Morava dhe promovimin e mundësive për mbrojtjen e ambientit në rajonin ndërkufitar.

Eco Higjiena

Komuna e Vitisë do të japë informacion mbi nevojat e të gjithë akterëve të lidhur me zhvillimin e mbrojtjes së ambientit, aty ku është e mundur, do të bëjë përpjekje për të ofruar kushte të favorshme për përdorimin e këtij informacioni.

Ndërkaq, Eko-Higjiena do të ofrojë mbështetje, në varësi të nevojave të projektit “Lidhja Rajonale”, në aspektin e informacionit, ekspertizës dhe përvojës.

Ajo gjithashtu do të inkurajojë ndërmarrjen e mbrojtjes së ambientit, si dhe të gjithë akterët që të kontribuojnë në mënyrë aktive në realizimin e objektivave të projektit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.