United Hospital

Në Viti me aktivitete të ndryshme po shënohet Dita e Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për nder të 1 Qershorit- Ditës ndërkombëtare të fëmijëve së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala ka pritur për vizitë nxënës të shkollave fillore.

Gjatë kësaj vizite kryetari Haliti dhe Drejtori Lala ju kanë uruar fëmijëve këtë ditë duke potencuar se ata janë e tashmja dhe ardhmja e këtij vendi. Më pas fëmijët kanë zhvilluar edhe një vizitë në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, ku u improvizua një seancë te Kuvendit.

Me këtë rast fëmijëve ju është drejtuar me një fjalë rasti edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i cili pos që ju uroj atyre këtë ditë feste, i njoftoj ata edhe me punën e Kuvendit Komunal. Po ashtu fëmijët kanë vizituar edhe Stacionin Policor në Viti, ku u pritën nga komandanti i këtij stacioni, Agim Lipovica.

UBT

Përndryshe për çdo vit komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, përkujdesët që kjo ditë të shënohet në Viti, kurse gjithashtu një fëmijë çdo 1 qershor “caktohet” Zyrtar për Rini.

Ndërkaq sot në ora 12:00 nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, do të mbahet një koncert festiv për fëmijë nga AKV “Kemajl Azizi” Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.