Uji Dea

Në Viti mbahet trajnimi i zjarrfikësve për intervenime në situata emergjente

/ 2 minuta lexim

Viti – Në Viti të dielën është mbajtur trajnimi praktik, “Mbështetje për viktimat dhe marrja për sipër e aksidenteve në trafikun rrugor”. Gjatë këtij trajnimi në terren janë improvizuar dy aksidente trafiku me ç’rast zjarrfikësit e shtatë komunave të Kosovës, si nga Vitia, Gjilani, Kamenica, Ferizaji, Hani i Elezit, Kaçaniku dhe Podujeva, janë trajnuar nga ekspertë francez të fushës së shpëtimit për reagime në situata emergjente.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe ekipe tjera mbështetëse si Policia e Kosovës, QKMF- e Vitisë dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Ndërkohe aktivitetet kanë vazhduar edhe në orët e pasdites me një improvizim tjetër të një aksidenti, në rrugën Viti – Gërlicë, përkatësisht në fshatin Drobesh.

Hidromorava

Gjithashtu KFOR-i francez në bashkëpunim me Zjarrfikësit në Viti dhe stafin e Emergjencës në QKMF – Viti, kanë mbajtur një ushtrim se si duhet të reagohet në raste të aksidenteve rrugore.

Edhe ky ushtrim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit ndër komunal mes komunës së Vitisë dhe komunës Gaillard të Francës, i fuqizuar nga Shoqata “Miqësia Franko-Shqiptare” dhe i mbështetur nga Kryetari i Komunës së Vitisë z.Sokol Haliti./rajonipress/