Mobi Casa

Në Viti mbahet sesion informues për programin e grandeve të vogla

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Organizuar nga Drejtoria për Bujqësi e Pylltari, është mbajtur sot një sesion informues për programin e Grandeve të vogla, përkatësisht Investimet për Administrimin e Ujit me njerëzit në Qendër.

Objektivat e programit të Grantit për Administrimin e Ujit (PGAU) janë promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore, rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të qytetarëve, si dhe Inkurajimi i veprimeve mjedisore që adresojnë sfidat mjedisore në nivel fshati ose komune, u tha nga organizatorët e këtij sesioni, ku pos zyrtarëve komunal ishin të pranishëm edhe fermerë të komunës së Vitisë.

Uji Dea

Gjithashtu, u fol edhe për masat agromjedisore si investime të pranueshme duke përfshirë pyllëzimin, masat për stabilizimin e tokës ose të kontrollit të erozionit, menaxhimin e kullotave, mbjelljen e pemishteve, bujqësinë organike, ruajtjen e ujit, ruajtjen e tokës, ruajtjen e biodiversitetit të fermave dhe rehabilitimin e resurseve.

Ky projekt është i Qeverisë së Kosovës, financuar nga Kredia e Bankës Botërore./rajonipress/