ARKATANA

Në viti mbahet aktiviteti letrar “Metamorfoza e Vjeshtës” kushtuar poetit e publicistit Ramadan Musliu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kuadër të përvjetorit të katërt të ndarjes nga jeta të poetit Ramadan Musliu, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti organizoi aktivitetin letrar “Metamorfoza e vjeshtës”. Kjo ngjarje u mbajt për të kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e këtij krijuesi të njohur në letërsinë shqiptare.

Në këtë orë letrare, përveç fjalimeve përkujtimore për jetën dhe veprën e Ramadan Musliut, u bë edhe promovimi i veprave të tij.

Shkrimtarë, studiues dhe adhurues të letërsisë nga mbarë Kosova dhe rajoni u mblodhën për të ndarë mendimet e tyre mbi ndikimin e tij në letërsinë bashkëkohore shqiptare, duke vlerësuar kontributin e tij të vyer në pasurimin e kulturës dhe poezisë shqiptare.

FITORJA

Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i SH.SH.K “Ramadan Musliu, Fadil Abazi, ndërsa folën edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, shkrimtari Ibrahim Kadriu, Anton Nikë Berisha, Zymrie Salihu etj.

Aktiviteti “Metamorfoza e vjeshtës” u përmbyll me lexime poetike në orën letrare dhe diskutime rreth veprave të Musliut, duke e lënë të gjallë frymën dhe mesazhin që ai përcolli përmes krijimtarisë së tij.

Përndryshe sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek varri i poetit Ramadan Musliu. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.