RCCOLA

Në Viti ka nisur aksioni tre javor i pastrimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të muajit prill, që si zakonisht nga qeveria komunale e Vitisë , shpallet si muaj i pastrimit, autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit, kanë zhvilluar një aksion të pastrimit, që ka nisur në shëtitoren Viti-Binqë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, duke e shpall të hapur aksionin tre javor të pastrimit, ka theksuar se Institucionet komunale vazhdojnë të jenë të përkushtuara për një ambient të pastër dhe ky aksion do të jetë vazhdimësi e aksioneve tjera. “Deri më 22 Prill, në komunën e Vitisë do të zhvillohen aksione të pastrimit në të gjitha lokalitetet. Falënderoj gjithë mekanizmat që janë të përfshirë në projektin e aksionit “Pastro dhe ruaje”, ka thënë Haliti.

Fundamenti

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, Ajet Sallahu, ka bërë të ditur se aktivitetet e pastrimit, do të vazhdojnë nga sot e deri më 22 prill në të gjitha lokalitetet, me pastrimin e hapësirave gjelbëruese, trotuareve e rrugëve, si dhe në shkollat e këtyre lokaliteteve.

Pjesë e këtij aksioni të pastrimit, janë të gjitha drejtoritë komunale, KFOR-i amerikan, punëtorët e pastrimit, këshillat e fshatrave, përfaqësues të shoqatave e organizatave, policia, FSK, Kompania e pastrimit “Eco Higjiena” etj./rajonipress/