UBT

Në Viti hapet panairi i produkteve tradicionale vendore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Grupit Lokal të Veprimit “Vitia” dhe të shoqatës “Hortikultura” sot në sheshin e qytetit të Vitisë, është hapur panairi i produkteve tradicionale vendore me moton “Dita e produkteve bujqësore dhe artizanale të Anamoravës”. Ky panair është mbështetur në kuadër të projekti që mbështetet nga MBPZHR të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në hapje të këtij panairi tha se kjo komunë në këto tri vite të fundit ka përkrahur në veçanti shoqatat e grave të cilat sot po ekspozojnë produktet e tyre në këtë panair.

Ai gjithashtu tha se Institucionet Komunale të Vitisë, do të vazhdojnë të mbështesin këto shoqata me qëllim që ato të kenë suksese në aktivitetet e tyre ekonomike ku përfitojnë ato dhe qytetarët në produktet vendore.

Kryetari Haliti tha se mbështetja e këtyre shoqatave u bë e mundur falë donatorëve të cilët në vazhdimësi po mbështesin idetë kreative të kësaj komune me shoqatat vitiase.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu ka folur edhe për investimet të bëra në sektorin e bujqësisë.

“Kemi pas planifikuar të investojmë për katër vite 1 milion e 400 mijë euro por vetëm mbi 2 milion 197 mijë euro i kemi realizuar vetëm në vitin 2016”, u shpreh kryetari Haliti duke bërë me dije se kjo komunë do të vazhdoj të punoj në zhvillimin ekonomik të këtij vendi.

Kurse Valbona Ajeti, nga shoqata e grave “Hortikultura” ju drejtua të pranishmit me një fjalë rasti e cila falënderoj ndër tjerash të gjithë ata që kanë ndihmuar këtë shoqatë duke potencuar se ata kanë përfituar në projekte të ndryshme dhe atë falë bashkëpunimit të mirë me DBPZHR./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.