Mobi Casa

Në Viti hapet Manifestimi tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2019”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Është hapur edicioni i 18 i Manifestimit tradicional kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut 2019”. Hapja u bë në mënyrë solemne me ndezjen e flakadanit nga ana e kryetarit të komunës Sokol Haliti, kryetarit të OVL të UÇK-së, Abdyl Bajrami e Shefket Musliu ish komandant i UÇPMB-së.

ARKATANA

Në fjalën e rastit, kryetari i komunës Sokol Haliti, theksoi se karakteristikë e manifestimit të sivjetmë, është viti i themelimit të ushtrisë së Kosovës, fillet e së cilës i nisën djemtë dhe vashat më të mira të kombit, si komandant Mjekra dhe dëshmorët e tjerë, por edhe gjithë ata luftëtar që uniformën e ushtrisë e veshën, për t`i dal zot vendit. “Me të drejtë besoj, do ta quaja sivjet Flakadanin e Karadakut edhe si Flakadan i Ushtrisë së Kosovës, si simbol i rezistencës dhe lavdisë së popullit të Kosovës. Edhe këtë vit, Manifestimi Flakadani i Karadakut, do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, do të nderojmë figurën e komandant Mjekrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë e Kosovës. Për 18 vite veprimtari, Flakadani i Karadakut po vazhdon të promovoj vlera në fushën artistike, krijimtarisë letrare, por edhe të ruajtjes së vlerave tona kombëtare, si dhe historisë sonë të lavdishme dhe traditave të kulturës nga vise të ndryshme kudo që jetojnë shqiptarët” thani i Karadakut, u përcollë me pika muzikore dhe me këngë korale nga Kori i Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi”, ndërsa ndezja e Flakadanit, u përcoll me një pjesë artistike e valltarit dhe artistit të Ansamblit “Shota” Besnik Grajqevci, i cili i veshur me uniformën e luftës së “Komandant Mjekrra”, solli në skenë flakadanin, e që ngjalli emocion të veçantë tek të pranishmit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.