Fundamenti

Në Viti, gjendja stabile dhe rënie e numrit të të infektuarve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në komunën e Vitisë, aktualisht janë 12 raste aktive me Covid 19, ndërkohë që vetëm 2 raste të hospitalizuar, të cilët janë me gjendje jo të rënduar.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në takimin e Këshillit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka thënë se gjendja aktuale sa i përket pandemisë, është stabile dhe numri në rënie i rasteve, është shpresëdhënës, por që duhet vazhduar me respektim të masave që janë në fuqi.

Gjithashtu, u bë e ditur se do të filloj shpërndarja e 206 pakove që janë donacion nga Kombet e Bashkuara, prej të cilave 103 janë pako higjienike dhe 103 pako ushqimore.

Fundamenti

Edhe procesi mësimor është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka raste të infektuarve as nga ana e personelit arsimor e as nga ana e nxënësve.

Komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, njoftoi se masat anti covid mbesin në fuqi, sikur edhe ndalim qarkullimi prej orës 22:30, deri në një vendim të ri nga IKSHPK-ja dhe Qeveria e Kosovës.

Ai theksoi se policia po vazhdon të monitoroj gjendjen, së bashku me të gjithë mekanizmat për ruajtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit./rajonipress/