Fundamenti

Në Viti gjendet pa shenja jete një serb, në Gjilan grabitet një grua nga hajnat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në qytetin e Vitisë është gjetur pa shenja jete një serb. Në Gjilan është grabitur nën kërcënimin e armëve dhe të maskave një grua së cilës i është vjedhur portofoli me 260 euro.

Në qytetin e Vitisë është gjetur një serb mashkull pa shenja jete njoftoi zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani. “Raportohet se një mashkull serb është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vend ngjarje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi” thuhet në njoftimin e policisë.

RCCOLA

Në një rast tjetër në Gjilan ka ndodhur një grabitje e armatosur. Policia tha se ankuesja shqiptare ka njoftuar policinë se derisa ishte duke e mbyllur lokalin e saj nga dy të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur nga ajo është marrë me forcë portofoli ku viktima kishte 260 €. “Gjatë rezistimit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas një punë hetimore policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një mashkull shqiptar të cilin viktima e ka identifikuar si të dyshuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë./rajonipress/