Në Viti fillon fushata vetëdijësuese, kundër pusetave të hapura

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), dhe Policia e Kosovës (PK), për çdo vit kanë mbajtur fushata vetëdijesuese kundër dukurive negative, qoftë përmes tryezave të rrumbullakëta, qoftë përmes ligjërimeve dhe shpërndarjes së postereve nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.

Por kësaj radhe, mënyra e fushatës vetëdijesuese do të jetë më ndryshe se herave t’jera!

EVSB, dhe PK, kanë vendosur që sa do pakë t’i informojnë qytetarët, kryesisht të rinjët tanë, që të kenë kujdes nga pusetet e hapura, sepse ato kanë paraqitur rreziqe vite më parë, dhe mundë tu sjellin edhe tani pa siguri dhe rrezik për jetën e juaj.

Eco Higjiena

Mos u bëni VIKTIMA e radhës!

Fushata vetëdijesuese kundër: Puseteve të hapura, do të zhvillohet në këtë formë (mbahet)përmes portaleve, rrjeteve sociale, dhe tv-ve, lokale, pasi që rrjetet sociale janë aktive, dhe se interneti është bërë mjedis i natyrshëm i gjeneratës së re thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Viti, Imri Emërllahu./rajonipress/