Fundamenti

Në Viti diskutohet për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Organizatat si Caritas Kosova, Handikos dhe Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje të mbështetur nga Bashkimi Evropian kanë mbajtur sot një takim në mes të këtyre organizatave, familjeve të personave me aftësi të kufizuara si dhe përfaqësuesve të Institucioneve Komunale të Vitisë.

Në këtë takim është diskutuar për rolin e bashkësisë në rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë për një trajtim të barabartë të personave me aftësi të kufizuara si dhe të drejtat e tyre si çështje e të drejtave të njeriut.

FIDANISHTJA

Në këtë takim është folur edhe për vështirësitë me të cilat hasën këta persona në jetën e përditshme përfshirë këtu mungesën e qasjes së personave të hendikepuar në objekte institucionale.

Ndërkaq Ibadete Hyseni, Koordinatore e të Drejtave të Njeriut në Viti duke folur për angazhimin e komunës për këtë kategori theksoi se këtyre ditëve është formuar Komiteti për personat me aftësi të kufizuara. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.