Në Viti diskutohet për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje

Viti – Komiteti Konsultativ për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Vendimmarrje ka mbajtur të martën mbledhjen e dytë të rregullt. Me këtë rast Arjeta Avdyli është zgjedhur zv.kryesuese e këtij komiteti.
Po ashtu ky komitet ka diskutuar edhe mbi draft buxhetin e komunës së Vitisë për vitet 2019-2021 si dhe është diskutuar edhe mbi propozim rregulloren për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Në këtë mbledhje u dhanë propozime të ndryshme si të bëhet lirimi nga pagesa të studentëve vitias për dokumentet të cilat lëshohen nga gjendja civile në këtë komunë.
Po ashtu u kërkua që diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal të mbahen në bashkësitë lokale me qëllim që shumica e fshatrave të inkorporohen në hartimin e listës së investimeve kapitale.
Gjithashtu ata kërkuan që të shikohet mundësia e përfshirjes së më shumë femrave në këto diskutime publike. Kurse gjatë hartimit të listës për investime kapitale ata kërkuan që të ju jepët prioritet rregullimit të rrugëve bujqësore./rajonipress/