UBT

Në Viti debatohet drafti i parë i planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023-2025

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Organizuar nga Zyra për Barazi Gjinore e komunës së Vitisë, është mbajtur sot punëtoria me temë “Drafti i parë i Planit të Integritetit për Komunën e Vitisë 2023 – 2025”.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte diskutimi rreth këtij drafti i cili është i pari për këtë komunë, e e cila është përkrahur edhe nga Misioni i OSBE-së, Zyra Rajonale në Gjilan. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarët komunal, drejtues të institucioneve e drejtorë të Drejtorive komunale.

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, në fillim tha se hartimi i planit të integritetit, si draft, përcakton objektivat e një plani të avancuar për 2023-2025. Andaj si i tillë, shpresoj të jetë më funksional.

Irfan Ukshini nga zyra e OSBE-së, njoftoi për angazhimin e kësaj organizate në mbajtjen e punëtorive, që për synim ka praktikat e mira të prezantohen dhe inkorporohen në plan.

Ai poashtu tha se OSBE do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrah iniciativat në hartimin e planeve, si ky për Integritetin.

GRANDEMALL

Ibadete Hyseni, shefe e grupit punues për hartimin e draft planit, prezantoi para pjesëmarrësve këtë plan, duke theksuar se ky dokument synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe të modernizuar, të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik lokal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efektive dhe cilësore për të gjithë.

Kurse Sadri Rrmoku, konsulent nga OSBE, prezantoi modalitetet, kuptimin e integritetit, objektivat, qëllimet, identifikimet etj, që mund të përfshihen në këtë draft.

Poashtu pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe identifikuan në mënyrë praktike vlerësimin e rreziqeve, gjasat e rrezikut dhe veprimet.

Përmes Planit të Integritetit, do të promovohet demokracia lokale në mënyrë që komuna të përmbushë objektivat e saj, për të përballuar sfidat ekonomike, sociale dhe politike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.