Në Viti burri e sulmon fizikisht bashkëshorten

Gjilan – Në Drobesh të Vitisë viktima femër shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull shqiptar me ç`rast ka pësuar lëndime trupore njoftoj policia e Kosovës.
Në shtëpinë e të dyshuarit në një çantë shkollore është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit ,,Qeska Zbrojeva’’ me dy karikator , katër fishekë të cal. 6.35 dhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta ka deklaruar se armën burri i saj e ka blerë nga një i dyshuar mashkull shqiptar ku më pas me urdhëresë të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë së tij mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/