Në Viti arrestohet për rrahje, në Gjilan arrestohet për ikje nga dënimi

Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara. Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Zhiti të Vitisë ku është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti është involvuar në një rrahje me disa bashkë fshatar të tij si dhe i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër.
Njësiti Policor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është konfiskuar një armë Zastava 7.62 mm me një karikatorë si dhe dy gëzhoja. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është liruar njoftoj policia e Kosovës.
Kurse në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej një viti e shtatë muaj./rajonipress/