Në Viti arrestohet për kanosje, në Kamenicë për shmangie nga tatimi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në rrugën” Presheva” në Viti është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Bereta me një karikator me shtatë fishek të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

RCCOLA

Kurse në Kamenicë janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj shqiptar pasi që të njëjtit dyshohet se kanë sjellur disa aparate të lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme duke ju shmangur pagesës së tatimit.

Me urdhër te Prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/