Në Viti arrestohet i kërkuari nga Gjykata, me një burgim efektiv prej 8 muajve
Gjilan – Njësitet sektoriale të stacionit policor në Viti, pas grumbullimit të informatave përmes burimeve të sigurta, kanë arritur ta lokalizojnë, vendndodhjen e të kërkuarit me urdhëresën e gjykatës Komunale në Gjilan, ku ka qen i dënuar me burgim efektiv prej 8 muaj e 15 ditë.
Me datën 19.10.2016 rreth orës 08:10 pas një plani mirë të organizuar taktik është arrestuar personi, në shtëpinë e tij.
I njëjti është sjell në stacionin policor në Viti, dhe iu është dorëzuar njësitit të Gjilanit pasi ata kanë qenë drejtpërdrejt të ngarkuar me urdhëresën në fjalë, për dërgim në vuajtjen e dënimit njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

