Në Viti arrestohet grabitësi, në Gjilan vetëdorëzohen armë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan- Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Dëshmorët e Vitisë”, më 17 shkurt 2013 kishte ndodhur një grabitje. Në lidhje me rastin raportohet se më 15 prill 2013 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq sipas policisë në fshatin Gumnishtë e Epërme, të Gjilanit më 15 prill 2013 i dyshuari mashkull shqiptar pas një mosmarrëveshjeje (fyerje përmes telefonit) me një banor lokal, i njëjti ka vetëdorëzuar një pushkë automatike AK-47 kalibrit 7.62 mm dhe një karikator me shtatë fishekë të të njëjtit kalibër.

Uji Dea

Sipas policisë arma është konfiskuar ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/