Hidromorava

Në vigjilje të shënimit të 60 vjetorit të lindjes së Agim Ramadanit, tridhjetë poetë me libër përkushtues për figurën e heroit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shoqata kulturore “Ditët e Agimit”, me seli në Zhegër, në përpjekje për ta begatuar sa më shumë shënimin e 60 vjetorit të lindjes së Agim Ramadanit, hero i kombit, inicioi dhe mbështeti botimin e një libri me poezi kushtuar këtij strategu të thyerjes së kufirit ndarës mes shqiptarëve, i cili sapo doli nga shtypi, me titull simbolik FRYMËSI AMSHIMI, nën përgatitjen e shkrimtarit dhe studiuesit të shquar të letërsisë sonë, prof dr. Anton Nikë Berishës po dhe të autorit të këtij shkrimi.

Nga një numër i shumtë i poezive që janë shkruar për figurën madhore të Agim Ramadanit në këto 24 vite, janë përzgjedhur poezitë e tridhjetë poetëve nga hapësira mbarëshqiptare, të cilat njëkohësisht përmbushin dhe kriteret artistike dhe me vlerat e tyre letrare, nderojnë jo vetëm këtë figurë të shquar të kombit që u flijua për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve, po dhe letërsinë shqipe.

Librit FRYMËSI AMSHIMI i paraprin një parathënie meritore e shkruar nga prof. dr. Anton Nikë Berisha e, më pas, përmes renditjes alfabetike me poezitë e tyre përkushtuese janë përfshirë: Agim Gjakova, Anton Nikë Berisha, Arif Molliqi, Arsim Halili, Aziz Mustafa, Bilal Maliqi, Bujaar Salihu ( 2 ), Faruk Tasholli, Fehmi Ajvazi, Gani Bytyçi, Halil Matoshi, Haxhi Vokshi, Ibrahim Kadriu, Mehmetali Rexhepi, Mentor Thaqi, Naim fetaj, Naime Beqiraj, Nexhat Rexha ( 2 ), Prend Buzhala, Remzije Jashar Zekolli, Sabit, B. Bajraktari, Sabit Rrustemi (4), Sarë Gjergji (5), Selvete Abdullahu, Sinan Sadiku, Sylë Mujaj, Shukrije Ramadani (2), Vaxhid Xhelili, Xhevat Latifi dhe Zejnepe Alili Rexhepi.

RCCOLA


Me një përgatitje të mirë teknike, për të cilën është përkujdesur Shtypshkronja STAR PRINT nga Prishtina, ky libër editohet nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe përmbyllet me shënimet biografike për heroin.

Në Manifestimin tradicional të radhës, “Ditët e Agimit” në Zhegër, që nis më 1 maj 2023, në pjesën letrare “MUZA E AGIMIT” do të bëhet përurimi i këtij libri, i cili, është shembulli më i mirë se si nga aspekti letrar – artistik çmohen dhe nderohen figurat e shquara të kombit./sabit rrustemi/rajonipress/