RCCOLA

Në Vërbovcë të Vitisë arrestohen dy shqiptarë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë në Vërbovcë të Vitisë të cilët menjëherë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Sipas policisë së Kosovës në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit në kohëzgjatje prej 16 ditëve.

Fundamenti

Kurse në rastin e dytë gjithashtu në Verbovc të Vitisë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 43 ditëve./rajonipress/