Uji Dea

Në vend të qeseve të plastikës, fusin në përdorim trastat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Zana Salihu, Yllka Kadriu dhe Rigon Kurteshi kanë arritur që të promovojnë një ide shumë interesante dhe të pranueshme për publikun. Ata që nga muaji janar kanë fituar një projekt i cili qeset e plastikës i zëvendëson me trasta të cilat janë shumëfishë më pak të dëmshme dhe më të shëndetshme për ambientin. Zana tha për rajonipress se projekti ka pasur sukses dhe shumë shpejt pritet të shpërndahen rreth 50 trasta të punuara nga bashkëmoshatarët e saj, projekt ky i ndihmuar nga “Innovation Lab Kosovo”.

Tre nxënës të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, Zana Salihu, Yllka Kadriu dhe Rigon Kurteshi tashmë janë në fund të realizimit të një projekti që është mbështetur nga “Innovation Lab Kosovo”, e që parasheh të ruaj ambientin, duke i zëvendësuar qeset e plastikës me trastat e punuara nga dora e njeriut, raporton rajonipress.

Zana Salihu tha për rajonipress se ideja e tyre është mbështetur nga “Innovation Lab Kosovo”, pasiqë ato si ekip dhanë idenë dhe sqaruan efektet e këtij projekti.

Salihu tha se aktivitetet e këtij projekti përfshijnë trajnimin e vullnetarëve të rinj për të bërë këto lloj çantash, për të mbledhur materiale të riciklueshme dhe për të promovuar përdorimin e trastave ndërmjet materialeve promovuese si librat komik, fllajera dhe mësime për krijimin e trastave.

Uji Dea

“Unë jam inspiruar nga shtetet e jashtme për këtë ide, duke parë që në shumë vende të botës trastat janë në përdorim, e pse të mos jenë dhe në Kosovë. Idenë e kam ndarë me shokët e mi dhe jemi pajtuar të marrim pjesë në këtë kamp. Ndoshta nuk kemi qenë shumë të interesuar për fitore, sa për një përvojë të re ”, tha Zana.

UNICEF për këtë projekt ka ndarë 2000 € , derisa grupi i Trastave ka përfunduar suksesshëm tri trajnime për qepjen e trastave me rreth 60 vullnetarë.

“Besoj që projekti jonë do të pëlqehet nga njerëzit sepse është ide e re tek ne dhe shumë interesante. Të gjitha trastat e punuara do t`i vendosim tek qendrat tregtare në Gjilan, atje ku më së shumti hedhen qeset e plastikës dhe ku më së shumti dëmtohet ambienti” tha Zana./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.