Eko Higjiena

Në vend të puthjes, kosovari “fiton” plaçkitjen nga zvicerania

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pasi kosovari provon ta puthë vajzën zvicerane, ndodh e papritura: vajza e sulmon atë me sprej lotsjellës…

Një kosovar 21 vjeçar sapo ishte njohur në St. Gallen me një vajzë të re 18 vjeçe, zvicerane. Pasi pajtohen të argëtohen bashkë, kosovari provon ta puthë atë në një kënd të qytetit, në errësirë.

Por atëherë ndodh e papritura: vajza e sulmon atë me sprej lotsjellës dhe duke menduar se e ka bllokuar, provon ta plaçkitë atë. Ia merr portofolin me 8000 franga nga xhepi por kosovari ia del që ta mbajë atë dhe me atë rast paratë bien në tokë.

UBT

6000 franga nga shuma e përgjithshme ai i rimerr ndërsa 2000 të tjera bëhen pre e dy afrikanëve që kalojnë aty afër dhe “shërbehen” me të hollat që kishin rënë në tokë.

Femra agresive është ndaluar nga policia dhe duhet të përgjigjet para prokurorisë për grabitje.(albinfo.ch)