Eko Higjiena

Në vend të përkujtimit: Ramiz (Murat) Osmani

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Një ditë pa përfunduar viti që shkoi, me 30 Dhjetor 2013, në Gjilan vdiq atdhetari Ramiz Osmani nga fshati Makresh i Poshtëm i Gjilanit. Xha Ramizi, mund të thuhet se ishte njëri ndër më të moshuarit në listën e personave të burgosur politik të kësaj komune, dhe për koinçidence, ai kishte lindur me 17 shkurt të vitit 1920, pra në ditën kur para afro gjashtë vitesh në Prishtinë u shpall edhe pavarësia e Kosovës.

Ramiz Osmani, së bashku më vëllezër, kushërinj e bashkëfshatar ishte rreshtuar në NDSH-në e Mulla Idriz Gjilanit e të Gjon Sereçit dhe aktivitetin e tyre e shprehën pikërisht në kohën kur nëpër fshatrat shqiptarë po zhvillohej aksioni famekeqet i rekuizmit (mbledhjes së tepricave) apo siç njihet në popull, aksioni për mbledhjen e “vishakut”.

Ai së bashku me shokë ndërmorën aksionin për prerjen e shtyllave të telefonit në relacionin Gjilan – Përlepnicë. Aksionin e realizuan në lokalitetin “Bunari i Rushitit” që tash në popull njihet si toponim “Bunari i Përlepnicës” në vitin 1949.

Ata, këtu rrafshuan për toke shtatë shtylla telefoni, një të premte në mbrëmje dhe rastësisi që të nesërmen, të shtunën, qytetarët e Përlepnicës u detyruan, krahas që e kishin dorëzuar me dhunë këtë teprice, kryesisht drithëra dhe material tjetër ushqimor e të veshmbathjes, ta bartitn me qerre tërheqëse deri në depot e Gjilanit ( Dr. Sabile Keçmezi Basha: Një proces i pazankontë gjyqësor për veprimtaren Hydajete Osmanin).

Fundamenti

Pas këtij aksioni dhe veprimtarive tjera, ky grup bie në shënjestër të organeve të sigurimit të kohës dhe arrestohet nga OZN-a, dhe po at vit grupi gjykohet me 76 vjet burgim të rëndë. Kështu, Shefki Osmani dënohet me 20 vjet burg, Ramiz Osmani-18, Nuhi Osmani-15, Zylfi Musliu-15, Musli Osmani (hoxhë)-8 vjet.

Këto aktivitete të organizuara shtetërore, si aksioni për mbledhjen e tepricave, pastaj ai i mbledhjes së armëve, burgosjet dhe maltretimet tjera, nuk ishin asgjë tjetër pos ndërmarrje sistematike të organizuara për dhunë ndaj popullatës shqiptare, më qëllim të largimit të tyre nga trojet e veta stërgjyshore, pra pastrimit të Kosovës nga shqiptarët.

Andaj veprimet shqiptare, ndonëse të sanksionuara rëndë, si ky i Ramiz Osmanit me shokë nuk u ndalen kurrë, andaj edhe vëllai i tij Kadri Osmani, që për këtë aksion si 12 vjeçar u maltretua, ai më vonë u dënua me 25 vjet burg, prej të cilave 17 i mbajti në burgjet e Prishtinës, Mitrovicës,Pejës, Beogradit, Pozharevcit, Nishit, Dob-it, Mariborit, Zagrebit e Lubjanës.

S’do mend se kjo familje gjithnjë ishte në vëzhgim të organeve të pushtetit komunist, andaj pasojat ishin të mëdha si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë shoqëroro-politik.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës së lirë Ramiz Murat Osmanit./ukshin zajmi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.