RCCOLA

Në Velekincë konfiskohen armë të rënda, në Gjilan sasi ari e bizhuteri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Velekincë të Gjilanit në dy raste të ndara policia ka arritur të konfiskojë armë të rënda e të lehta, si revole, armë automatike, bajoneta, brisk gjepi etj. Kurse në rrugën “Elez Agushi” në Gjilan policia ka konfiskuar një sasi ari, bizhuteri dhe dy telefona mobil të cilat dyshohet se janë vjedhur në vitet 2005-2009 njoftoj policia e Kosovës.

Policia e Gjilanit ka arritur të arrestojë dhe më pas edhe të konfiskojë armë në dy raste të ndara në Velekincë të Gjilanit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç`rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e markës EKOL, një boks të hekurit dhe një brisk gjepi. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mobi Casa

Gjithashtu në të njëjtin fshat me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar, me ç`rast janë gjetur dhe konfiskuar: një fishekë kalibri 8.51 mm, dy kondakë të drurit që dyshohen se janë të armëve të gjata, një karikatorë i zbrazet i armës automatike AK-47, një bajonetë dhe gjashtë pjesë të ndryshme nga metali duke përfshirë brusha dhe pajisje tjera për pastrimin e armëve. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në rrugën “Elez Agushi” Gjilan policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që te i njëjti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi ari, bizhuteri dhe dy telefona mobil të cilat dyshohet se janë vjedhur në vitet 2005 -2009. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/