Uji Dea

Në Universitetin “Kadri Zeka” ka qëndruar udhëheqësi i Paqës Man Hee Lee

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar Delegacioni i Paqes nga Koreja Jugore nën udhëheqjen e Man Hee Lee. Fillimisht udhëheqësi i Delegacionit të Paqes i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mam Hee Kim, është takuar me Bajram Kosumin, Rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, për të vazhduar më pas me ligjëratën para stafit akademik, mysafirëve dhe studentëve.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” pasi prezantoi udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee, e përgëzoi atë për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë, duke e quajtur atë dhe bashkëshorten e tij avokat të paqes. Njëherësh rektori Kosumi e ka nderuar me mirënjohje, Man Hee Lee, për kontributin e dhënë për paqe në botë.

Ndërkaq Man Hee Lee në ligjëratën e tij ka folur për aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HËPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.

UBT

Edhe Mam Hee Kim, udhëheqëse e grupit të grave të Delegacionit të Paqes HWPL, në fjalën e saj ka thënë se ata janë të përkushtuar për të krijuar paqe në botë dhe se kanë për qëllim që brezave të rinj si trashëgim tua lejmë paqen.

Ndryshe Ish-Kryeministri I republikës së Kosovës, Bajram Kosumi, tani rektor i Universitetit “Kadri Zeka” , në samitin botëror “World Alliance of Religions Peace 2014”, i cili është mbajtur në Seul te Koresë në vitin 2014, në mesin e personaliteteve të shquara politike e fetare nga mbi 100 vende te botës, ka nënshkruar deklaratën e Paqes për ndalimin e luftërave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.