Uji Dea

Në UKZ në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit janë promovuar katër libra

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit, janë promovuar katër libra: Libri “Letërsia nga burgu” autor Bajram Kosumi, dy libra “Thekse letrare” dhe “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të autorit Merxhan Avdyli, si dhe libri “ Fishta dhe tradita e leximit ” me autorë profesor Flamur Maloku.

Këtë promovim e hapi Dekani i Fakultetit të Edukimit në UKZ, Merxhan Avdyli.
Për librin “Letërsia nga burgu” kanë folur Bashkim Musliu, i cili ka thanë se autori risjell në vëmendjen e letërsisë dhe historiografisë shqipe trajtesën e burgut politik, burgut fizik, burgut shpirtëror, nga burgu.

Libri përmban analiza të teksteve të poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, që shkruan në burgje. Libri është kapitull më vete në letërsinë shqipe (botim i përpunuar), në botim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në libër trajtohet letërsia shqipe e krijuar në burg gjatë periudhës 1945-1999.
Për dy librat “Thekse letrare” dhe “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të autorit
Merxhan Avdyli, ka folur profesori Flamur Maloku.

Ai ka thënë se autori përmes këtyre dy librave studimor, tenton të futet në shumësinë e kuptimeve përballë gjuhës, gramatikës së tekstit. Këtu jepet edhe si shenjë e afrimit të hapësirës më të madhe për lexuesin, ku prishet skema tradicionale, autor-tekst-lexues, në favor të këtij fundit.

HW

Kurse për librin “Fishta dhe tradita e leximit”, i autorit Flamur Maloku, ka folur Nevrije Ismaili.

Ajo ka thënë se libri kthen vëmendjen nga vlerat e përjashtuara nga panteoni i letrave shqipe. Optika studimore, ndaj lirikës dhe përmasave të figurës dhe veprës letrare, ndaj ngjyrave të epikës, është një trajtesë e hershme nga ana e autorit Flamur Maloku paraqitur në librin “Fishta dhe tradita e leximit”, po ashtu është edhe një kujtesë studimore për t’i kthyer sytë nga vepra e madhe e Fishtës. Ky libër është botuar në Qendrën e Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, Tiranë.

Ndërkohë në fjalën e tij Rektori, Bajram Kosumi, ka thënë se letërsia ndihmon me ik nga realiteti sepse ajo nuk e përfill pushtetin politik, as demokracinë por e ka lirinë e vet.

Sipas, Kosumi, letërsia na ndihmon që të bëhemi njerëz më të mirë dhe se ajo, më shumë se çdo ide sociale në përmbajtjen e vet, të bënë njeriun më të mirë të mundshëm, të bënë të lumtur dhe të bënë të jesh i barabartë me të gjithë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.