Në Uglar të Gjilanit gjenden dy predha në oborrin e një shtëpie

Gjilan – Në fshatin Uglarë të Gjilanit ankuesja femër shqiptare raporton në polici se në korridor të shtëpisë se saj ka vërejtur një predhë të armës, derisa ajo nuk ishte në shtëpi njoftoj policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë janë gjetur dhe konfiskuar dy predha dhe dy gëzhoja. Është informuar prokurori, rasti nen hetime. /rajonipress/