Mobi Casa

Në udhëkryq me Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndonëse iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tashmë është dërguar në Qeveri, ekzekutivi ende nuk ka dalë me një opinion final rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se kjo nismë tashmë është në procedurë formale dhe se brenda 30 ditëve do t’i kthehet sërish Kuvendit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sërish se përpjekja për t’i zhbërë Dhomat e Specializuara do të rezultojë me efekte negative në raportet mes Kosovës e BE-së.

UBT

Nga ana tjetër, përderisa deputetët që kanë nënshkruar nismën për ta zhbërë Gjykatën Speciale (nga PDK), kanë thënë se do ta mbështesin qëndrimin e partisë, ata të AAK-së kanë thënë se do të votojnë pro shfuqizimit në momentin që projektligji procedohet për votim, shkruan tutje “Zëri”.

Kurse, monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se Qeveria tashmë nuk mund ta bllokojë punën rreth kësaj nisme ani pse iniciativa është në dorën e saj aktualisht.

Duke folur rreth kësaj çështjeje ata kanë vlerësuar se Kosova aktualisht gjendet në një udhëkryq sa i përket tentimit për ta zhbërë Specialen, meqë ndonëse është zbehur iniciativa në fjalë ende nuk ka kaluar përfundimisht rreziku

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.