Fundamenti

Në tre vjetorin e vdekjes u kujtua ikona e valles së Karadakut Zija Aliu

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në një ceremoni të organizuar sot në Viti, u promovuan Monografia “Korifeu i valleve të Karadakut” dhe Filmi Dokumentar “Valltari që bëri epokë,” të cilat janë kushtuar ikonës së valleve popullore shqiptare, Zija Aliu.

Ky event mblodhi shumë figura të njohura të artit dhe kulturës, duke nderuar një personalitet të shquar që ka dhënë kontribut të madh në zhvillimin dhe ruajtjen e traditës së valleve popullore.

Zija Aliu, i njohur për performancat e tij brilante në vallet tradicionale të Karadakut, ka qenë një prej figurave te dashura në botën e artit shqiptar. Për dekada të tëra të angazhimit, ai ka ndikuar thellë në përçimin e traditës së valleve, duke i dhënë një frymë të re dhe një energji të papërsëritshme këtij arti.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, shprehu mirënjohjen e tij për punën dhe përkushtimin e Zija Aliut ndaj artit dhe valleve popullore, duke theksuar rëndësinë e tij për kulturën shqiptare. “Zija Aliu ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme për brezat e ardhshëm. Kontributi i tij për vallet e Karadakut është i një vlere të madhe kulturore, që do të jetojë përjetësisht në memorien tonë kombëtare,” theksoi Haliti.

Monografia “Korifeu i valleve të Karadakut,” e shkruar nga Lirije Aliu, ofron një përmbledhje të detajuar të jetës dhe veprimtarisë artistike të Zija Aliut, duke e paraqitur atë si një figurë të pazëvendësueshme në botën e valleve shqiptare.

Ndërkohë, Filmi Dokumentar “Valltari që bëri epokë,” të producentit Tom Therçaj, përshkruan rrugëtimin artistik të Aliut përmes intervistave dhe xhirimeve unike që zbulojnë dimensionet e thella të angazhimit të tij artistik.

ARKATANA

Në këtë takim folën edhe personalitete të tjera të njohura të artit shqiptar, si kompozitori Sami Piraj, i cili theksoi se muzika dhe vallet janë dy elementë që kanë bashkëshoqëruar përherë veprimtarinë artistike të Zija Aliut, duke vlerësuar bashkëpunimet e tij me artistët e tjerë të fushës.

Dilaver Kryeziu, etno-koreograf, e cilësoi Aliun si një mjeshtër të rrallë që arriti të mbajë gjallë traditën e valleve popullore me përkushtim të jashtëzakonshëm. “Zija Aliu, përmes lëvizjeve të tij, arriti të përfaqësojë me dinjitet shpirtin e Karadakut dhe gjithë shqiptarisë,” tha Kryeziu.

Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit shprehën vlerësimin e tyre për këto dy vepra të rëndësishme që dokumentojnë një epokë të artit popullor shqiptar dhe kontribuojnë në pasurimin e trashëgimisë kulturore të Vitisë dhe të gjithë Kosovës.

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, ndau mirënjohje post-mortum familjes së Zija Aliu dhe producentit të filmit dokumentar, Tom Therçaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.