Eko Higjiena

Në Tërstenik dhe Sllatinë të Epërme mbahen dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Debatet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2018-2020, kanë vazhduar në fshatrat Tërstenik dhe Sllatinë e Epërme.

Në takimin me banorët e Tërstenikut, zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka bërë të ditur se komuna është e vendosur që buxhetin komunal, në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale, të ndajë duke marrë mendimin e qytetarëve të kësaj komune. “Planifikimi i buxhetit në këtë mënyrë, në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat prioritare të banorëve të lokaliteteve, është mënyra më e mirë e ndarjes në mënyrë proporcionale. Po behën katër vite rresht që komuna e Vitisë, bënë planifikimin e buxhetit në bashkëpunim me qytetarët e saj. Për gjatë këtij viti, ne kemi paraparë ti mbajmë 26 diskutime publike nëpër lokalitete dhe të shqyrtojmë gjitha kërkesat dhe nevojat që konsiderohen si prioritet për banorët”, ka thënë Aliu.

Ndërsa Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, në takimin me banorët e këtyre dy lokaliteteve, ka njoftuar se buxheti komunal i Vitisë për vitin 2018 do të jetë mbi 10 milion e 847 mijë euro kurse mbi 2 milion e 300 mijë euro do të jenë për investime kapitale.

Ai ka thënë se buxheti komunal për vitin 2018 ka pësuar ndryshime, më saktësisht do të jetë më i lartë vitin e ardhshëm për 828 mijë euro. Banorët e fshatit Tërstenik, paraqitën nevojat e tyre si prioritet ndërtimin e trotuarit dhe ndriçimit publik, pyllëzimin e sipërfaqeve kodrinore të fshatit, rrethojën e shkollave, si dhe funksionalizimin e ujësjellësit.

ARKATANA

Gjithashtu, si prioritet tërstenikasit e kanë paraqitur edhe nevojën për ndërtimin e një fushe sportive.

Kurse në takimin tjetër në Sllatinë të Epërme, banorët e këtij lokaliteti kërkuan gjetjen e problemit të ujërave të zeza që po derdhen nga fshatrat fqinje.

Ndërsa si prioritete paraqitën renovimin e ambulantes së fshatit, rrënimin e objektit të vjetër të shkollës, rrethojën e shkollës, asfaltimin e rrugëve lagjore, etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.