Mobi Casa

Në Suedi kritikojnë Sadikun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Menjëherë sapo zgjodhi Shqipërinë kanë filluar kritikat për Loret Sadikun. Në Suedi nuk janë të kënaqur me lojtarin i cili zgjodhi kuqezinjtë dhe jo suedezët. Kështu në ndeshjen e fundit sipas mediave vendëse, shqiptari nuk është se ka luajtur mirë me ekipin e Helsingborgut.

Madje, ai nuk është në gjendjen e tij të mëparshme. E çuditshme sepse në radhë të parë shqiptari nuk ka luajtur në pozicionin e tij si mbrojtës qendre, por si mesfushor.

Fundamenti

Në radhë të dytë, sepse ai nuk preferon që të luajë në këtë pozicion të mesfushorit, por si mbrojtës.

Pikërisht këtë pozicion do të mbulojë edhe në kombëtaren shqiptare, shkruan ‘Sport-Ekspres’ në Shqipëri.