United Hospital

Në stacionin policor në Partesh përurohet dhoma mike donacion i KFOR-it Amerikan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Të premten në hapësirat e Stacionit Policor në Partesh, në prani Zëvendës Komandantit të Policisë së Kosovës Remzi Azemi, dhe Zëvendës Komandantit të KFOR-it, Nënkolonel Nicholas Acosta regjion i Lindjes dhe përfaqësues nga shtabi i përgjithshëm i KFOR-it është përuruar dhoma mike.

Në përurim po ashtu morën pjesë stafi i Drejtorisë Rajonale të policisë Gjilan, stacionit policor në Partesh si dhe Kryetari i Komunës së Parteshit.
Dhoma mike e përuruar sot është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i Amerikan.

Me këtë rast Nënkolonel Azemi falënderoj KFOR për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e dhomës mike e cila do të ofroj kushte optimale për intervistimin e viktimave të dhunës në familje në veçanti.

Edhe Nënkolonel Acosta vlerësoi lartë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe shprehu gatishmëri që edhe në të ardhmen të gjejë forma bashkëpunimi dhe mbështetje për Policinë e Kosovës.

Mobi Casa

Njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

Po ashtu ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme.

Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.

Institucionet e përfshira ri konfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.