RCCOLA

Në Sllatinë të Epërme, në katër familje, u vendosën pllakat “Shtëpi Bazë” ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Më 11.06.2024, në Sllatinë të Epërme, u vendosën pllakatat “Shtëpi Bazë”, në familjen, Qosa, Arifi, Aliu, dhe Fetahu, ku ishin prezent në manifestim shumë qytetarë, veprimtarë të çështjes kombëtare, të burgosur politikë, luftëtarë si dhe pjesëmarrës të institucioneve komunale dhe republikane.

Në këtë manifestim evokues përkujtimor folën luftëtarë, veprimtarë të burgosur politik, përfaqësues institucional për madhështinë e familjeve: Qoasa, Arifi, Aliu e Fetahu, duke bërë të kjartë të dijmë historinë kombëtare shqiptare në mënyrë që mos të na përsëritet e kaluara tragjike e popullit tonë.

Uji Dea

Komuna e Sllatinës nëpër kohë dha për atdhe, kundër pushtuesit serbo-sllav, në përjetësi tre kryetarë: Mulla Xhermën Sllatinën-Xhemajl Arifin (e cila familje edhe tani dha ca ushtarë dhe komandantë të UÇK-së), Adem Gutën, Adem Zenel Ymetin dhe një nënkryetar, Muhabi Nuhi Drugzanin, të gjithë këta ranë, për të mos vdekur kurrë, në përjetësi në, fundin e vitit, dhe fillimine vitit 1944-1945 kundër serbo-komunistëve… Sllatinasit patën shumë luftëtarë të UÇK-së, pa i cekur në tërë fshatit, vetëm lagjja Qosa dha njëmbëdhjetë (11) ushtarë e ca komandantët të UÇK-së, Sllatina për atdhe ka dhënë dëshmorin Njazi Rexhepin që së bashku me Florin Maliqin nga Bashkësia Lokale e Sllatinës që ranë në përjetësi… Lavdi për gjithë dëshmorët e rënë nëpër kohë në pavdekshmëri…, nder dhe respekt tër të gjallët luftëtarë të lirisë./sami arifi/rajonipress/