Hidromorava

Në Sllatinë kapet hajni, në Rogoqicë kapet një i dënuar

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të ndara në rajonin e Anamoravës.

Sipas policisë në fshatin Sllatinë e Ulët të Vitisë pas marrjes së informatës për një veturë të dyshimtë Policia ka shkuar në atë lokacion, kurse i dyshuari mashkull- shqiptar me të vërejtur Policinë ka filluar të ikë, por është arrestuar i dyshuari. I njëjti është i dyshimtë edhe për një rast të vjedhjes në tentativë. Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Fidanishtja

Kurse në rajonin e Kamenicës gjegjësisht në fshatin Rogoqicë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Komunale në Kamenicë është arrestuar i dyshuari mashkull – shqiptar i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 18 muajve./rajonipress/