Në Sllakovc të Gjilanit, i drejtojnë armët njëri tjetrit

Gjilan – Në fshatin Sllakovc i Epërm të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me ankuesin mashkull shqiptar dyshohet se i kanë drejtuar armën njëri-tjetrit njoftoj policia e Kosovës.
Sipas policisë është bërë kontrollimi i shtëpive të dy të dyshuarve, mirëpo gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/