Në Sllakovc të Gjilanit gjendet një mjet i pashpërthyer i kohës së luftës

Gjilan – Në fshatin Sllakovc i Epërm të Gjilanit ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në pyll afër 500 metra prej shtëpive të fshatit gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes njoftoj policia e Kosovës.
Patrulla ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur mjetin e dyshuar i cili gjendej i ngulitur në tokë dhe vërehej vetëm një pjesë e tij, e cila dyshohet se është nga koha e luftës së fundit.
Ne vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminim i FSK-së dhe ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar. /rajonipress/