UBT

Në Sllakoc arrestohet për kërcënim, në Gjilan kapen hajnat e mitur

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në fshatin Sllakovc të Gjilanit është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore njoftoj Policia e Kosovës.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fundamenti

Edhe në rrugën “Svetozar Markoviç” në Gjilan pas hetimeve të zhvilluara të martën janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj shqiptarë të cilët kanë pranuar se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/