ARKATANA

Në Skifteraj u përkujtua dëshmori Kenan Halimi dhe u shënua dita e shkollës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në përvjetorin e 25-të të rënies së dëshmorit Kenan Halimi, Institucionet komunale të Vitisë, përfaqësues nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, familjarë si dhe mysafirë të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, tek varri i dëshmorit Kenan Halimi, në oborrin e shkollës në Skifteraj.

Po ashtu, me një manifestim kulturo artistik, është shënuar dita e shkollës, e cila mbanë emrin e këtij dëshmori, ku me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryetari Hasan Aliu, ndërsa në emër të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve foli kryetari i kësaj organizate Xhevdet Ademi. Për të arriturat, rezultatet dhe historikun e shkollës foli drejtori Eshref Sadiku.

ARKATANA

Kurse veterani i arsimit Zjadin Sylejmani, që jeton në Shkup, shkollës i dhuroi një panë me figurat më emblematike të kombit shqiptar.

Në fund u shfaq edhe një program i pasur me këngë, valle e recital të përgatitura nga nxënësit e kësaj shkolle./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.