Në shumicën e shkollave në Kamenicë është siguruar nxehja qendrore
Gjilan –Këtyre ditëve në objektin e shkollës fillore “ Asllan Thaçi “në Karaçevë të Poshtme po punohet në instalimin e nxehjes qendrore, si dhe renovim të brendshëm të objektit të kësaj shkolle.
Drejtori i kësaj shkolle Ramadan Guda, ka falënderuar udhëheqësit komunal për mbështetjen e këtij projekti tejet të rëndësishëm për shkollën e Karaçevës. Nxënësit e kësaj shkolle shtatorin do e presin në kushte më të mira për procesin edukativo arsimor.
Vlera e kontratës për instalimin e ngrohjes qendrore është 21,497.01 €, ndërsa ajo e renovimit të brendshëm të objektit është 27, 890 .81 €.
Komuna është duke i dhënë rëndësi të madhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës në objektet shkollore. Në komunën e Kamenicës, në shumicën e shkollave është siguruar nxehja qendrore kanë thënë zyrtarët komunal të arsimit në Kamenicë./rajonipress/