Në Shqipëri kishte zyrtarë të lartë spiunë të Millosheviqit

/ 2 minuta lexim

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje, për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviqi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë. Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi, pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.

Ai këto komente i bëri pas lajmit se ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviqi, ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra.

KKGJILAN

Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviqi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë. Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviqi në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë.

Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi.