United Hospital

Në Shqipëri 6500 persona në çadra, 525 pallate të dëmtuara

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi ka treguar shifrat e evidentuara deri më tani në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Çuçi deklaroi në Tiranë janë 525 pallate dhe 3100 banesa të dëmtuara.

Sa i përket akomodomimit të njerëzve të prekur nga tërmeti, ai tha se janë 4 mijë persona në hotele dhe 2054 në palestër, ndërsa 26 persona vijojnë të jenë të shtruar në spitale.

United Hospital

“6500 persona janë në çadra dhe 390 në qendra sociale. 12 pronarë në Durrës kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket objekteve shkollore, 36 shkolla janë vlerësuar me dëme të rënda, 9 prej të cilave janë në Tiranës.

Çuçi tha se vijojnë të vijnë ndihmat nga Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia ndërsa çdo ditë po vijnë grupe ekspertësh për të parë gjendjen e ndërtesave./oranews/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.